“Bambi” i Disney ekziston vërtet…

Të gjithë e mbajmë mend filmin e famshëm të Disney, “Bambi”. Duket se filmi është bërë realitet.Dreri i vogël dhe lepuri që lozin me njeri-tjetrin, njësoj si tek filmi, janë filmuar në RokcyMountains, në Estes Park të Kolorados.Video ka vetëm dy ditë në Facebook dhe është parë plot 472 mijë herë. Vullnetarët e muzeut Steve dhe Vicky Johnsen kanë publikuar videon “Bambi and Thumper” më 6 gusht.Nuk ndodh shpesh të shohësh një drer dhe një lepur të lozin së bashku. Filmi i famshëm i Disney, “Bambi”, ka rrëmbyer zemrat e miliona njerëzve që nga publikimi i tij më 1942.Drama e animuar tregon për jetën e Bambit të vogël dhe miqve të tij të pyllit, përfshi dhe lepurushin, teksa përballen së bashku me tragjeditë dhe triumfet.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: