40 minutat e tmerrit: Dy të moshuarat u mbytën për 20 franga ari

Mesnatën e 2 shtatorit 2014 Gjinovefa dhe Elsa Vava, dy gratë e moshuara, 70 dhe 75 vjeç kanë ndjerë zhurmë dhe janë zgjuar për të parë se kush kishte hyrë në banesën e tyre.Por menjëherë janë gjetur përballë sulmit të dy grabitësvetë cilët i kanë goditur fizikisht, më pas i kanë lidhur këmbët e duart, si edhe u kanë mbyllur gojën me tufë leckash, duke u shkaktuar atyre vdekjen për shkak të dhunës dhe asfiksisë. Egjithë ngjarja është kryer për 30-40 minuta grabitësit janë larguar pasi kanë marrë mbi 200 mijë lekë të reja, bizhuteri me vlerë, si edhe rreth 20 monedha franga ari.Prokuroria e Durrësit zbardh skemën e vrasjes së dy të moshuarave që jetonin vetëm në një banesë në lagjen 12 dhe që tronditi qytetin e Durrësit mbrëmjen e 2 shtatorit 2014, dhe që u mësua mëngjesin tjetër kur djali i njërës prej viktimave kishte shkuar në shtëpi për ti parë. Për këtë vrasje akuzohen tre të rinj, njëri prej tyre ishte i afërm i njërës prej viktimave, Artur Kaçanolli si dhe Velson Elmazi dhe Indrit Shaqja.Plani për grabitjen- Artur Kaçanolli, i cili ishte edhe i afërmi të moshuarave, ishte në dijeni se të moshuarat mbanin në shtëpi sende me vlerë dhe para në shuma të konsiderueshme. Për këtë arsye vë në dijeni shtetasin Indrit Shaqja, i cili organizon planin në bashkëpunim me shtetasin Velson Elmazi, në bazë të informacionit të dhënë nga i pandehuri Kaçanolli, dhe, në mesnatën e dt. 2 Shtator 2014, hyjnë në shtëpinë ku jetonin vetëm dy të moshuarat.Vdiqën nga dhuna e asfiksia- “Gjatë tentativës së tyre për të vjedhur, të moshuarat i kanë ndjerë dhe janë zgjuar nga gjumi, por janë gjendur nën sulmin e menjëhershëm të Indritit dhe Velsonit, të cilët kanë goditur fizikisht të moshuarat, më pas i kanë lidhurkëmbët e duart, si edhe u kanë mbyllur gojën me tufë leckash, duke u shkaktuar atyre vdekjen për shkak të dhunës dhe asfiksisë” thuhet në dosjen e prokurorisë.30- 40 minutat e vdekjes së mundimshme – Aksioni vjedhës është kryer nga të pandehurit Indrit Shaqja dhe Velson Elmazi,në dijeni e plotë të Artur Kaçanollit, i cili e ka ditur qëllimin e bashkë të pandehurve dhe ka lejuar me dashje direkte ardhjen e pasojës(vdekjen e të moshuarve). Vjedhja ka vijuar rreth 30-40 minuta dhe më pas ata janë larguar pasi kanë marrë mbi 200 mijë lekë të reja, bizhuteri me vlerë, si edhe rreth 20 monedha franga ari.Si shpëtoi motra e paralizuar- ndërkohë, në shtëpi, në një dhomë më vete, ka qenë edhe një e moshuar e tretë, motra e paralizuar e viktimës Gjinovefa, shtetasja Marjana Vana. Në dhomën e Marjanës nuk ka pasur ndërhyrje dhe ajo nuk e ka kuptuar se çfarë po ndodhte në dhomat e tjera.Arratisja jashtë e Indriti me paratë e grabitura- Policia akuzon bashkëshorten e IndrititValbona Shaqja se kishte qenë në dijeni të sendeve të vjedhura nga bashkëshorti i saj në shtëpinë e të moshuarave Vava, Ajo i ka zhvendosur shumat e parave dhe bizhuterive pak para se të zhvillohej kontrolli policor në shtëpinë e tyre, pasi që në momentin e parë janë ngritur dyshime si autor të kësaj ngjarje shtetasin Indrit Shaqja. Pasi ka përfunduar kontrolli policor, shtetasja Valbona i ka rikthyer sërish shumat e parave në shtëpinë e saj dhe më tej ia ka dhënë bashkëshortit, Indrit Shaqja, për t’i përdorur më pas që të largohej nga Shqipëria.Ajo akuzohet për “Përvetësimit të parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”Arrestimi - Fillimisht më 19 shtator 2013 u arresuan Velson Elmazi dhe Artur Kaçanolli, ndërsa Indrit Shaqja kishte mundur të largohej me paratë që kishte vjedhur. Indriti u arrestua në Spanjë dhe u ekstradua për në Shqipëri në qershor të 2015.Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim dosjen për tre të pandehurit me akuzën “ vjedhje me pasojë vdekjen”.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: