Tym i bardhë cdo natë nga spitali Hygeia, frikë për ndotje kancerogjene

Te shqetesuar qytetare te zones kane bere edhe disa foto te fenomenit dhe e kane denoncuar kete fakt. Nje qytetare ka shkruar tek Harta Dixhitale e Aksidenteve rrugore si me poshte: Pershendetje Harta. Dua ngrej nje shqetesim qe e kemi si banor i lagjes pas spitalit Hygeia. neqoftese mundeni postojini pak keto fotot. Cdo nat pas ore 12 per lagjen aty pran Hygeias esht tmerr per te marr frym pasi spitali Hygeia ndez oxhakun me djegien e mbetjeve te ilaceve apo ku di un sic shifen ne foto. Po na shpifet ndonj kancer tek kalamajt edhe tek ne. Kerkojm zgjidhje per ket hall. Faleminderit. Denoncimit i jane bashkuar edhe shume komentues: Lorenc Biçaku thote: E kan te legalizuar o bosi, eshte legale per shtetin kjo gje, merr ministri Beqaj shuma te madha parash, e ku ka me bukur te paguhesh per te demtuar. Zgjidhje per kete ceshtje eshte ti vendosesh te gjithe ata pergjegjes rreth atij oxhaku dhe ta thithin ate tymin e zi, ta thithin ate gje aq legale, aq te mire, aq fitimprurese per ta! Tymi i legalizuar nuk eshte i demshem … Faja Xh Bakalli shprehet: Shum e vertet kjo e kam par dhe un kete gje Ermal Lm shkruan: Eshte e thjeshte, semuresh nga tymi i hygeias?? shko te hygeia kerko derman “falas”. Para se gjithash, pyetja qe vlen te shtrohet eshte: Nese kjo qe ben spitali Hygeia eshte e ligjshme, pra legale, perse pritet te behet naten ne erresire ky veprim dhe jo diten. A ka kontroll nga shteti per kete ceshtje, a jane te informuara organet shteterore per kete veprimtari? Publiku duhet te dije kur behet fjale per shendetin e tij. Mbetjet spitalore konsiderohen materiale te rrezikshme me risk te larte urban ne rast te ekspozimit te popullates ndaj perpunimit apo djegies se tyre. Vendet e BE kane standarde strikte dhe te kontrolluara ne lidhje me kete proces qe ka kosto te larte dhe qe ne vendet e korruptuara, shpesh nuk kryhet sic duhet pasi bizneset private mendojne me shume per perfitimin e tyre duke mos paguar kostot e perpunimit te mbetjeve ne fjale.
Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: