Sherr në mbledhjen e PD-së, Topalli "kërkon llogari” për humbjen

Mbledhja me dyer të mbyllura e Partisë Demokratike sot, u shoqëruame kritika të forta dhe pakënaqësi për procesin zgjedhor, nga ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.Sipas gazetës “Tema”, në mbledhjen e parë të demokratëve pas humbjes së thellë të 21 qershorit, Jozefina ka shprehur kritika  për rezultatin e arritur më 21 qershor, ndërsa ka kërkuar të bëhet edhe një analizë.Por, në këto momente ka ndërhyrë Mhill Fufi, i cili mësohet se i ka kujtuar Topallit se ajo ka përgjegjësi,pasi e besuara e saj, Lefteri Luzi, që u caktua nga PD në krye të KQZ-së, tashmë nuk është me PD-në. Fufi siç duket, i është referuar faktit që Luzi rrëzoi kandidaturën e vëllait të tij nëBashkinë e Kurbinit.Pjesë e debatit është bërë edhe kreu i demokratëve Lulzim Basha, i cili u mundua të shmangte përplasjen duke thënë se ishin mbledhur për të diskutuar se si do të sillen në Kuvend. Topalli shprehu pakënaqësi edhe për mungesën e organizimit të strukturave kundër krimit dhe blerjes së votës, problem që Topalli pretendon se e ka shtruar që në vitin 2013.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: