Reportazhi i AFP-së: Kriza greke ka goditur familjet e emigrantëve shqiptarë

orenc Toska u kthye me xhepa bosh nga Greqia te fshati i tij në Shqipërinë e Mesme. Ai ka punuar gjatë me shpresën për të siguruar një jetë më të mirë për familjen e tij në Shqipëri, por kriza në vendin fqinj i ka venitur ëndrrat e tij.Lorenc Toska, 25 vjeç, ka punuar në fushat e pambukut, por që nga marsi është kryer në fshatin Suk me vetëm 200 euro“U ktheva pa asnjë kacidhe. Me vete kisha vetëm një çantë me rrobat e punës”, tregon 25-vjeçari toska për Agjencinë Franceze të Lajmeve, teksa përqafon të birin e tij të vogël.Kur u kthye në Janar, Toska i solli djalit të tij të vogël një lodër, por ka ardhur koha tani që ai nuk përballon dot më dhurata të tjera.Më shumë se 600 mijë shqiptarë u larguan prej varfërisë në Shqipëri për të kërkuar fatin e mirë në Greqi. Pjesa më e madhe e tyre e kaluan kufirin ilegalisht, sipas të dhënave zyrtare.Por që kur u thellua kriza greke, rreth 180 mijë shqiptarë u kthyen në vendlindje. Toska, me paratë e të cilit mbahej bashkëshortja, dy fëmijët, prindërit dhe gjyshja, këtë herë ka sjellë vetëm 200 euro që prej muajit mars.Në vend që t’i paguante detyrimet, shefi i Toskës e urdhëroi atë që të largohej nga Greqia, duke e kërcënuar se do të lajmëronte autoritetet, pasi Toska punonte në të zezë.“Unë punoja në fushat e pambukut tre vjetët e fundit. Në të shumtën e rasteve punoja 14 orë në ditë. Shefi na premtoi se do të na i shlyente të gjitha detyrimet në mes të qershorit, por në fakt nuk ndodhi kështu dhe në u detyruam të largoheshim”, thotë Toska.Në fshatin e tij, Suk, i cili ka 1800 banorë, shumë familje jetojnë me të ardhurat e fëmijëve të tyre emigrantë në Greqi.Ëndrra të shpartalluaraZymbyle Kodheli merrte të paktën 1000 euro në vit nga djali i saj emigrant. Me atopara ajo ndihmonte burrin e saj të sëmurë dhe dy vajzat.Por situata e tyre tashmë ka ndryshuar dramatikisht. “Djali është i papunë dhe nadërgon thuajse asgjë. Ai kërkoi një jetë më të mirë në Greqi, por tani ëndrrat tona janë shkatërruar”, tregon ajo.Gjithsesi, Kodheli nuk beson se djali i saj me familjen e tij do të kthehen në Shqipëri. “Duket sikur çdo gjë ka ngrirë në kohë”, vijon ajo. Në një dyqan të fshatit, listat e atyre që marrin ushqime pa paguar po shtohet dita ditës.Lustat e atyre që marrin ushqime shtohet dita-ditës“Të paktën 30 familje kanë të afërmit që punojnë në Greqi, por ata nuk po dërgojnë më para dhe kështu nuk janë në gjendje të më paguajnë”, thotë Altini, shitësi i dyqanit.“Ata po presin të vijnë paratë, por duket sikur kriza greke nuk do të mbarojë”, vijon37-vjeçari duke shfletuar fletoren ku mbanlistat e debitorëve.Athina ka zyrtarizuar kontrollin mbi kapitalin e bankave, pas dështimit të negociatave me kreditorët e saj, e cila u pasua edhe me mbylljen e përkohshme tëbankave dhe transfertave ndërkombëtare.Kjo është përdorur si pretekst nga punëdhënësit grekë, të cilët nuk po i paguajnë emigrantët shqiptarë. Më shumë se 160 mijë familje shqiptare kanë si të vetmet burim të ardhurash remitancat.Të paktën 26 % e këtyre familjeve rrezikojnë që të bien nën minimumin e varfërisë. Banka Botërore tregon se më shumë se 12 % e popullsisë së Ballkanit, që i bie 2.8 milionë njerëz, jetojnë në varfëri ekstreme, pra me më pak se dy dollarë në ditë.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: