Publikohen fotot e para të iPhone 6 S

Për iPhone-n e ri në dyqanet e Apple, duhet të presim edhe disa muaj, por tani kanë filluar të qarkullojnë fotot e para të këtij telefoni. Blogu i quajtur “9to5Mac” ka siguruar disa foto ku shihet pjesa metalike e këtij telefoni. Nga fotot e para duket që dizajni i këtij telefoni nuk do të ndryshojë shumë nga iPhone 6 dhe 6 Plus, pasi është thuajse identik.

Ajo që konfirmohet me saktësi, është edhe fakti se në këtë iPhone nuk do të ketë “kamerë të dyfishtë”, ashtu siç u pretendua nga disa ekspertë, sidomos pasi Apple bleu edhe kompaninë LinX.

Duket që problemi estetik me antenat nuk është zgjidhur. Edhe pse ishte njoftuar që Apple ka kërkuar patentën, përmes së cilës do të lejohej që ato të mos dukeshin kaq hapur, ju do të mund t’i shihni sërish ato vijat plastike që janë në pjesën e sipërme dhe të poshtme të këtij telefoni.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: