Masakër ndaj dy turistëve çekë në Shqipëri

Dy turistë çekë, një djalë dhe një vajzë, kanë pësuar fund të tmerrshëm në një udhëtim në Shqipëri, që kurrë nuk e prisnin të shkonte ashtu. Ata u zunë në befasi, u qëlluan me automatik, makina e tyre doli nga rruga dhe anash saj ajo u përmbys dhe ata gjetën veç vdekjen, si stacion të fundit të çasteve horror. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në orën 20.00, kur në fshatin Prekal të komunës Postribë në Shkodër, në rrugë kryesore është gjetur një makinë ku brenda saj ishin një çift të rinjsh. Ishin një djalë dhe një vajzë nga Çekia, të cilët ishin vrarë me armë zjarri automatike të llojit Kallashnikov. Në vendin e ngjarjes jane nisur forcat e policise. Grupi hetimor nga veprimet e para hetimore beri te mundur identifikimin e viktimave te cilat rezultojnë se janë shtetas çekë: Michael Svatos 27 vjeç, Anna Kosinova 36 vjeçe. Makina që u masakruan me plumba ishte një Nissan me targa çeke, 4P8 9798. Viktimat ishin duke shkuar për në kampin e ngritur nga grupi i turistëve çekë ku ata bënin pjesë, në Theth. Ne drejtim te vendngjarjes jane nisur zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa dhe Altin Qato si dhe grupet e FNSH për të krehur gjithë zonën. Policia thotë se po punohet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes si dhe evidentimin dhe kapjen e autoreve. Dyshohet se njëri nga autorët ka qenë duke udhëtuar me viktimat. Kjo pasi në automjet është gjetur një arme automatik, jashtë automjetit është gjetur nje kreher rreth 30 metra larg, si dhe 2 gëzhoja rreth 10 metra nga kreheri. Mendohet se një nga vrasësit ka qenë brenda në makinën e dy turistëve çekë dhe ka hapur zjarr duke i ekzekutuar, kurse jashtë saj, në zonën ku ndodhi ngjarja, e ka pritur dhe një bashkëpunëtor. Breshëria e plumbave ka bërë që makina të devijojë nga rruga duke u përmbysur jashtë saj, sikundër sihini fotot dhe videon që ju sjell NOA.al. Si në xhamat e automjetit te pjesa e pasagjerit, ashtu dhe në armën që ndodhej brenda në makinë dhe krehrin me fishekë, janë gjetur gjurmë gishtërinjsh të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor në identifikimin e autorëve. Nisur nga dinamika e veprimeve, policia ka krijuar bindjen se kemi të bëjmë me një kurth të ngritur nga autorët e këtij krimi ndaj dy viktimave. Sipas policisë, grabitja ka qenë motivi i krimit. Policia tha se viktimave u janë marrë paratë dhe të gjitha sendet e tjera me vlerë që kanë pasur me vete. /k.b/a.b/noa/al/ Çfarë ndodh me çekët në Shqipëri Çekët duke se i ndjek “mallkimi” kur vijnë për të eksploruar në tokën shqiptare. Në dy vitet e fundit 5 turistë çekë kanë humbur jetën në vendin tonë. Kurse vitet e kaluara edhe disa të tjerë janë shpallur të zhdukur. Ja çekët që kanë humbur jetën në Shqipëri në 2 vitet e fundit 1 Qershor 2014- turisti çek David Polack vdes në Dukagjin pasi makina e tij bie aksidentalisht në greminë 15 gusht 2014 -turistja çeke 26 vjeçare Martina Mala plagoset në një lokal në plazhin e Velipojës. Policia arrestoi personin që qëlloi, S.H., nga Draxhati i Shkodrës 8 Maj 2015 - Turisti çek Adama Baron 26 vjeç mbytët në lumin Kir, teksa bënte rafting. Trupi nxirret nga forcat RENEA. 3 Korrik 2015 -një çift çek vriten më kallashnikov pasi u grabitën në Prekal të Dukagjinit Ngjarja tragjike e 2001 Nuk duhet harruar as historia tragjike e zhdukjes së tre studentëve çekë në vjeshtën e vitit 2001 në Shqipëri. Mihal Pavelka, Jan Pavelka dhe Lenka Tuçkova, u zhdukën në zonën malore të Dukagjinit, vjeshtën e vitit 2001. Ende sot e kësaj dite nuk ka asnjë informacion në lidhje me fatin e tyre.
Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: