Maldini: Barcelona e Messi të destinuara për t’i thyer rekordet

Legjenda e mbrojtjes italiane, Paulo Maldini, ka deklaruar se Lionel Messi dhe Barcelona janë të destinuara për t’i thyer të gjitha rekordet në futboll.Barcelona në edicionin e fundit bëri sërish histori, pasi për herë të dytë fitoi tripletën (La Liga, Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampioneve). “Barcelona tashmë ka shkruar histori, por kjo skuadër është ndërtuar për të thyer te gjitha rekordet. Leo Messi është lojtari më i mirë në botë. Prej asaj që kam parë unë, ai është në një pikë ku ishte Maradona”, u shpreh Maldini për Sky Sport. Duke folur për treshen Messi, Suarez e Neymar, ai theksoi se ata janë fantastike dhe këtë më së miri e tregojnë statistikat.
Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: