KQZ rrëzon me katër vota ankimin e LSI-së për rezultatin eVorës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot rrëzimin e kërkesës ankimore të LSI-së kundër rezultatit të zgjedhjeve në Vorë.Me katër vota pro, KQZ ka vendosur rrëzimin e ankimit të LSI-së e cila kishte kundërshtuar fitoren e Fiqiri Ismailit.Më herët gjatë ditës sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të marrë në administrim provat e paraqitura nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila kërkon pavlefshmëri dhe përsëritjen e zgjedhjeve në 18 qendra votimi në bashkinë Vorë.Përfaqësuesi i LSI-së, Ylli Manjani përsëriti pretendimet e subjektit ankues duke këmbëngulur për përsëritjen e zgjedhjeve. “Nëbashkinë Vorë është cënuar standardi demokratik që ka të bëjë me ndershmërinë e zgjedhjeve”, u shpreh ai duke kërkuar shpalljentë pavlefshme të tyre në këtë zonë zgjedhore.Përfaqësuesi i opozitës, Arjan Madhi tha se KQZ nuk ka kompetencën që të shqyrtojë ankimimin e LSI-së, të cilin e konsideroi të pambështetur në prova e ligj.Eksperti ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Genci Gjonçaj u shpreh në mbështetje të kërkesës së subjektit ankues, LSI.KQZ nisi paraditen e sotme (ora 10:00) shqyrtimin e kërkesës ankimore të LSI-së që kërkon shpalljen të pavlefshëm të rezultatit në disa qendra votimi të bashkisë Vorë, ku në përfundim të procesit të numërimit të votave rezultoi fitues kandidati i koalicionit të djathtë,Fiqiri Ismaili.Para prezantimit të ankesës nga përfaqësuesit ligjorë të subjektit zgjedhor, përfaqësuesi i LSI-së, Ylli Manjani, bëri disa komente rreth çështjes, duke pohuar se zgjedhjet në Vorë ishin të lira, po jo të ndershme.“Zgjedhjet në bashkinë Vorë ishin të lira, demokratike, pati garë dhe pjesëmarrje, por mungonte standardi  tjetër, që është ndershmëria. Zgjedhjet në këtë zonë zgjedhore nuk ishin të ndershme, sepse kryetarin e bashkisë e kanë zgjedhur jo banorët e Vorës, por disa jabanxhinj elektoralë”, komentoi Manjani.Më pas, avokati i çështjes i LSI-së parashtroi argumentet, mbi të cilat kërkon shpalljen të pavlefshëm të rezultatit në disa QV në Vorë dhe përsëritjen e zgjedhjeve në këtë zonë, përshkak të shtimit fiktiv të numrit të zgjedhësve.“Janë bërë transferime të paligjshme të zgjedhësve në bashkinë Vorë, duke shkelur ligjin për gjendjen civile dhe deformuar vullnetin e votuesve. Sipas informacionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile konstatohen 745 transferime të paligjshme të shtetasve, dhe nga përllogaritjet kemi bindjen se të paktën 420 shtetas që nuk janë  banorë të Vorës kanë votuar dhe kanë ndryshuar rezultatin në mënyrë të pandershme dhe fiktive. Pretendimet tona i kemi të dokumentuara”, tha avokati.“Kanë votuar njerëz që nuk janë banorë të zonës dhe që u përfshinë në mënyrë të paligjshme në lista”, shtoi Manjani. Ky i fundit, në përgjigje të pyetjeve të përfaqësuesve të opozitës, nënvizoi se “LSI nuk i ka hapur gjyq kryetarit të bashkisë Vorë, pasi nuk është ai pala ankuese. Konflikti ynë është me menazhimin e procesit zgjedhor në Vorë dhe hilet që çuan në një proces të pandershëm”.Në zgjedhjet e 21 qershorit në bashkinë Vorë, në përfundim të numërimit të votave, fitues rezultoi kandidati i koalicionit të djathtë Fiqiri Ismaili. Ismaili fitoi me rezultat të ngushtë kundrejt  kandidatit të koalicionit të majtë, Luan Sallaku, i propozuar nga LSI.Situata parazgjedhore në Vorë u shoqërua me tensione, pas akuzave të LSI-së ndaj kandidatit Ismaili për shtim fiktiv të listave të votuesve nëkëtë zonë zgjedhore.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: