Europoli arreston 500 persona, konfiskon mbi 2.8 tonë kokainë

Policia evropiane ka arrestuar mbi 500 të dyshuar, ka konfiskuar mbi 2.8 ton kokainë dhe qindra automjete në një seri bastisjesh në dhjetëra vende të Bashkimit Europian.Sipas mediave italiane, mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.Ata u arrestuan gjatë superoperacionit të quajtur “Blue Amber”, zhvilluar në 33 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, nga data 4 maj deri më 24 qershor. U sekuestrua një sasi rekord lëndësh narkotike, mbi 2.8 tonë kokainë dhe 110 kg heroinë.Janë konfiskuar gjithashtu edhe 390 automjete të personave të arrestuar si dhe 1300 tonë metale të vjedhura, mes të cilave edhe shumë nga ai me vlerë. Operacionet u zhvilluan në 260 zona, në të cilat u kryen arrestimet dhe sekuestrimet e lëndëve narkotike.Lajmi u njoftua nga vetë Europol-i, i cili nuk ka publikuar asnjë nga emrat e të arrestuarve. Trafikimi i lëndëve narkotike bëhej përgjithësisht me kontenierë ose në paketime të voglapërmes korrierëve.Korrierët që transportonin kokainë udhëtonin nga Amerika e Jugut drejt Europës, kryesisht me avionë. Ndërsa transportuesit e heroinës lëviznin kryesisht nga Afganistani e Pakistani, në drejtim të vendeve të Europës Perëndimore. Lënda narkotike fshihej prej tyre, në veshje, këpucë e deri në paketime ilaçesh.Për transportimin e drogës shfrytëzoheshin edhe emigrantët e paligjshëm, që sipas Europol, e kishin shndërruar Hungarinë në një “shtëpi të sigurt”.Krahas trafikut të lëndëve narkotike, të arrestuarit ishin të përfshirë edhenë trafikim të qenieve njerëzore, të armëve, falsifikimin e mallrave, emigracionin e paligjshëm dhe krimin kompjuterik.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: