Al-Sissi paralajmëron ekzekutimin e Morsit

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattal al-Sissi, është zotuar se do të sjellë drejtësi pas vrasjes së kryeprokurorit të Egjiptit, duke sugjeruar se do të kryejë ekzekutime të figurave të larta të Vëllazërisë Myslimane, përfshirë edhe ish-presidentin.

Ai i ka bërë këto komente të martën, në funeralin e prokurorit të përgjithshëm, Hisham Barakat, i cili ka mbikëqyrur raste kundër mijëra islamistëve.

Pavarësisht një proteste ndërkombëtare kundër abuzimeve ligjore, Egjipti ka zhvilluar një fushatë dyvjeçare që ka çuar në mijëra arrestime, dënime masive dhe dënime me vdekje.

Presidenti i përmbysur, Mohammed Morsi, është në mesin e të dënuarve me vdekje

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: