Rama: Sot, ditë zie! Faqezinj ata që fajësojnë policinë

Kryeministri Edi Rama vizitoi në Spitalin e Traumës dy efektivët e Forcave Speciale të RENEA-s, që mbetën të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Lazarat. “Është një ditë zie për të gjithë Policinë e Shtetit, për të gjithë punonjësit, familjen e Policisë së Shtetit dhe besoj për për çdo shqiptar, çdo familje shqiptare që vlerëson ndershmërinë, kurajon, që vlerëson shërbimin e Policisë së Shtetit dhe këtyre djemve. Sot ka zi!”, tha Rama. Duke u shprehur ngushëllime të afërmve të efektivit të vrarë, kryeministri dënoi deklaratën e PD, e cila sipas tij, ka një kuptim të dyfishtë, që fajëson edhe Policinë e Shtetit. “Duke u shprehur ngushëllimet më vëllazërore familjes së atij që nuk arriti t’i mbijetonte kësaj barbarie dhe duke shprehur në të njëjtën kohë edhe sigurinë e mjekëve, që dy të tjerët janë plotësisht jashtë rrezikut për jetën, dua që të nënvizoj se më duhet të ndjehem vërtet keq, ata që për faqen e tye të zezë, edhe në këtë moment që policia është në fushën e betejës me një grup vrasësish, flasin me dy kuptime dhe i kërkojnë llogari policisë, edhe duke e fajësuar, jo dhe aq në mënyrë indirekte”, tha Rama. Një reagim të shkurtër për mediet e pranishme në Spitalin e Traumës, pas vizitës së dy efektivëve të plagosur të Policisë së Shtetit gjatë ngjarjeve në Lazarat, ka bërë edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i forcave blu, Hysni Burgaj. “Dënoj vrasjen e efektivit të RENEA-s dhe uroj shërim të shpejtë për efektivët e plagosur. Ashtu sikurse uroj që të kapen sa më shpejt dhe të vihen para drejtësisë autorët e këtij krimi. Asnjë koment më shumë”, tha Hysni Burgaj.
Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: