Polici i vrarë, Ibrahim Basha ishte me agjërim

Ndërkohë që ishte në Lazarat me detyrë shtetërore ku edhe humbi jetë, Ibrahim Basha ishte duke kryer edhe një detyrë tjetër gjatë aksionit për kapjen e personave të armatosur në fshat, atë ndaj Krijuesit. Ibrahim Basha ishte agjërueshëm kur u qëllua raporton portal Albeu. Myslimanët e kanë obligim agjërimin gjatë muajit të Ramazanit dhe Ibrahim Basha ishte një besimtar mysliman. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dënuar aktin e vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha duke kërkuar nga drejtësia gjetjen e autorëve dhe gjykimin e tyre. “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe merr pjesë në dhimbjen e saj, ndërkohë lutet për shërim të shpejtë për dy të lënduarit e tjerë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Efektivi Ibrahim Basha ra në krye të detyrës shtetërore në luftën kundër krimit, ndërkohë që ishte në përmbushje të detyrës si agjërues i Muajit të Bekuar të Ramazanit. Ai njihej në rrethin e tij si një besimtar dhe njeri i përkushtuar në detyrë. Për këtë lusim Allahun e Madhëruar që ta mëshirojë dhe ta pranojë në xhenetet e Tij të larta”, - shprehet KMSH. Njën skuadër e forcave RENEA ra në pritë sot në mëngjes në fshatin Lazarat nga persona të paidentifikuar gjatë një aksioni për kapjen e elementëve të armatosur që kishin shtënë me armë gjatë natës së djeshme. Gjatë të shtënave raportohet se ka humbur jetë efektivi Ibrahim Basha dhe janë plagosur dy të tjerë.
Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: