Irani nuk heq dorë nga projektet, Khamenei: Më parë duhet të heqin sanksionet

Udhëheqësi shpirtëror i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj negociatave me fuqitë botërore mbi programin bërthamor të Republikës Islamike. Në një fjalim të mbajtur mbrëmjen e së martës, Khamenei këmbënguli se Teherani do të heqë dorë nga struktura bërthamore, vetëm nëse hiqen më parë sanksionet ekonomike të Perëndimit. Ai përjashtoi gjithashtu mundësinë e një ngrirjeje të kërkimeve dhe zhvillimit për 10 vite, si dhe atë të inspektimeve në zonat ushtarake, që janë pjesë e marrëveshjes kuadër të njoftuar në muajin prill.
Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: