iOS 9 mund të fshijë përkohësisht aplikacionet tuaja për të liruar hapësirë për përditësimet e softuerit

Në Konferencën Botërore të Zhvilluesve, Craig Federighi i Apple krenar dha lajmin se instalimi i softuerit të ri iOS 9 do të kërkonte një hapsirë vetëm 1.3GB në iPhone apo iPad. Padyshim ky është një përmirësim i dobishëm. Por kompania ka vendosur t’jua bëjë më të thjeshtë se kaq testuesve të iOS 9. Ashtu sic raportohet në 9to5Mac, sistemi operativ nëse e sheh të nevojshme mund të fshijë përkohësisht disa aplikacione në iPhone, nëse nuk gjen hapsirë të nevojshme për instalim. Ky proçes është plotësisht automatik dhe sapo versioni i ri i iOS 9 të jetë instaluar, sistemi operativ do të riinstalojë dhe aplikacionet e fshira përkohësisht. Me anë të kësaj risie, zhvilluesit kanë gjetur një mënyrë për të ‘dobësuar’ në kapacitet aplikacionet e tyre duke e bërë kështu më të lehtë instalimin e softuerit të ri pa qënë nevoja për fshirjen e përmbajtjeve të tyre si foto, video, etj. Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/tech/ios-9-mund-te-fshije-perkohesisht-aplikacionet-tuaja-per-te-liruar-hapesire-per-perditesimet-e-softuerit-111031/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: