14 të ndaluar nga “Grupi i Zjarrit”, makina që përdorën për të penguar hyrjen e policisë

makinaPolicia e Shtetit vijon operacionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për sulmin me armë të një ditë më parë, ku mbeti i vrarë efektivi i forcave RENEA Ibrahim Basha dhe u plagosën dy efektivë të tjerë. Gjatë këtyre orëve, janë ndaluar 14 shtetas: Zhaklin Dërxho Gurim Skënderi Albon Meçi Denis Mahmutaj Rustem Mahmutaj Xhuljano Nuri Fatmir Gërveshi Sinan Rabaj Jeton Kalemi Sevo Shurdhi Xhuljan Malo Gerald Bime Xhemil Gjolleshi Eligent Basha

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat speciale RENEA dhe FNSH kanë rinisur kontrollet në fshatin Lazarat dhe në banesat e personave të shpallur në kërkim. Ndërkohë grupi hetimor po kqyr vendin ku u sulmuan me armë forcat e Policisë. Të dhënat paraprake evidentojnë të paktën 10 vatra zjarri, ku u sekuestruan rreth 100 gëzhoja kallashnikovi dhe mitralozi, një granatë dhe një thikë. Policia e Shtetit përsërit edhe njëherë thirrjen drejtuar personave të shpallur në kërkim, të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse. Operacioni do të vijojë deri në kapjen e personit të fundit në kërkim dhe përballjen e tyre me forcën e ligjit.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: